Une quhem Arjan dhe dua te ndaj me forumin hackathonen EUvsVirus!
Midis dates 24-26 Prill, Komisioni i BE-së do të organizoje hackathon EUvsVirus, dhe unë po ju kerkoj te gjithe ekipeve dhe individeve ne forum dhe me gjere te merrni pjese dhe ta ndajni atë me njerëz që dëshirojnë të bashkohen.
“Bashkohuni në #EUvsVirus dhe merrni pjesë në luftën kundër COVID-19!
Mbështetur nga Komisioni i BE-së, EUvsVirus është një hackathon virtuale e organizuar nga aktorët me te medhenje dixhitalë të ekosistemit nga e gjithë Evropa dhe me gjere.
Pjesëmarrësit janë të ftuar të zhvillojnë zgjidhje inovative për sfidat e lidhura me COVID-19 në 48 orë.
Kjo eshtë një thirrje për veprim për secilin dhe të gjithë për të demonstruar unitet për të mirën e përbashkët përtej kufijve dhe brezave. Le të hapim kufijtë dixhitalë të BE-së në kohën e krizës pandemike!
Ideja e projektit është që të ndërtohet një applikacion web i bazuar mbi këto skripte, që tu mundësoj edhe personave të tjerë (që nuk instalojnë dot një server) të bëjnë desktop sharing dhe remote access.
Në fakt e mira do ishte që të ndahej në dy pjesë: një REST API, dhe një ndërfaqe web e bazuar në këtë REST API. Kjo ndërfaqe web mund të ishte një modul/plugin për NextCloud p.sh., ose një standalone webapp.
A di kush si ndërtohet një modul NextCloud?
Arjan, faleminderit për përkrahjen. Sigurisht që kam nevojë për ndihmë dhe deri tani nuk kam gjetur ndonjë bashkpunëtor tjetër.
Vetëm se nuk e kam të qartë akoma se si duhet të funksionojë ky aplikacion (apo modul) për të qënë sa më i thjeshtë në përdorim, dhe po përpiqem ta bluaj në mëndje. Çdo sugjerim (nga kushdo qoftë) është i mirëpritur. Një gjë është e sigurtë, që diçka mund të bëhet, edhe në mos qoftë fare perfekte.
Dallimi kryesor me këto shërbime është që ky që duam të ndërtojmë ne do jetë self-hosted dhe embedable (dmth mund të integrohet si modul në NextCloud etj.).
Apo dini ndonjë tjetër që është self-hosted dhe embedable?