Editoria Meetup Nëntor 2019

Editoria është një platform open source dhe e bazuar në web (browser) për shkrimin dhe publikimin e librave. Kjo platform përfshinë editimin dhe krijimin e përmbajtjes në grup, procesim të bazuar në web, typesetting të automatizuar si edhe përfshin konvertimin nga docx në HTML etj. Editoria mund të instalohet falas dhe të përdoret nën një Licencë MIT. :slight_smile:

Për të parë nga afër karakteristikat e Editorias por edhe rëndësinë e përdorimit të platformave të tilla për publikim, do doja të propozoja një event në fundjavën 2 & 3 Nëntorit.

Fillimisht do të shikojmë funksionet e platformës, dhe për ata që janë pak më teknik, në event do të ketë prezencë edhe nga grupi i zhvilluesëve të projektit. Editoria është zhvilluar në Bashkëpunim me Coko Foundation. Platforma është ndërtuar në JavaScript, duke u bazuar në standarde, si edhe infrastruktura teknologjike e Editorias i ofron publikuesëve vegla që suportojnë interoperabilitetin.

Më shumë detaje do të publikohen në vijim.


Silva

3 Likes