Editathon për protestat kundër rritjes çmimit të naftës dhe kostove të jetesës

Përshëndetje :wave:

Duke filluar nga data 9 mars, në shumë qyete të vendit janë organizuar protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Në Tiranë protestat po vazhdojnë pa u ndalur për të shtatën ditë rresht, ku manifestim më i madh deri më tani ishte ai i së shtunës, datë 12 mars.

Por përpos vazhdimësisë dhe vendosmërisë së njerëzve për të qenë në protestë, ajo që bie në sy është edhe mospërfshirja (apo përfshirja e ulët) e subjekteve partiake.

Duke u nisur nga këto ngjarje, do të sugjeroja të linim një event në hackerspace për të shtuar në Wikimedia materialet që kemi deri tani nga protesta.

Si mendoni? :thinking:

PS vetëm të sigurohemi që eventi të mos jetë në një orar me protestat :smile:

3 Likes

Më pëlqen shumë ideja. Do propozoja që fokusi i artikujve të tejkalojë protestên aktuale dhe të krijohen artikuj dhe oër lëvizje të tjera të përafërta dhe Jo vetëm në vendin tonë.
Për sa i përket ditës dhe orës, mund të ndash info oër oraret që duhen evituar?
Gjithashtu, @kristicunga ose/dhe @SoniaB do na ndihmoni me vizual që të promovohet?

R.S

1 Like

Deri tani protestat gjatë javës janë lënë në orën 17:00, ndërsa në fundjavë janë lënë në 11:00. Nga sa u pa dje në protestë, duket sikur njerëzit do vazhdojnë të mblidhen. Ndërsa një folës në protestë përmendi faktin që të shtunën që vjen do të jetë manifestim i madh dhe mori mbështetjen e protstuesve.

Situata është dinamike dhe mund të ndryshojë shumë në vijim, sidomos tani që qeveria po vë në punë aparatin propagandistik.

Me vizalet mund të ndihmoj unë me @SoniaB. Të shohim çfarë mund të na duhet tjetër.

1 Like

Per daten e oren e eventit do sugjeroja te shtunen pasdite, duke marre parasysh qe paradite ka proteste. Mund t’ju ndihmoj me materialet grafike.
Mendoj qe nese vendosim per diten e shtune mire eshte te nisim ga promo sa me shpejt.

2 Likes

Super. E shtuna pasdite duket ide e mirë. Në 16.00?

R.S

1 Like

Ose 17:30pm, ndoshta? :thinking:

Mund te bejme kompromis per oren 17:00?

1 Like

Sot në protestë u la që protesta e rradhëa do të jetë të shtunën (19 mars) në orën 11:00. Në këto kushte, nuk kemi protesta gjatë këtyre ditëve. Po ashtu, protesta të shtunën mund të tejkalojë orën 17:00, por edhe nesër nuk e kalon, i bie të jetë e lodhshme për ata që do kenë qenë në protestë, të mund të kontribuojnë në event.

Në këto kushte, do të sugjeroja sikur ta bënim eventin të enjten pasdite?

Si mendoni?

PS
Të premten ta kemi të lirë për ndonjë birrë, please :beers:

1 Like

Duke qene se te shtunen mund te vazhdoje pas 1700, e enjtja sounds good. Mund te ndihmoj me facilitimin oer ambientin.

Hmm, te enjten ka perplasje me OSCAL 2022: updates - #8 by Sidorela

1 Like

Atëherë, mund ta lëmë të dielën paradite? Ose e lëmë të shtunën nga ora 17:00, sikurse po flisnim përpara. Nqs ka përshkallzim që dalin të gjithë në shesh, dalim edhe ne të eventit :man_shrugging:t3:

Si mendoni?

1 Like

E leme te shtunen ne 17:00 duke patur parasysh qe mund te pershtatemi me situaten.

1 Like

E lëmë për të shtunën pra.

Mblidhemi të shtunën ora 17:00 në Open Labs Hackerspace për një Edit-a-Thon mbi protestat që jane zhvilluar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe kostove të jetesës. Përditësojmë së bashku Wikipedian me foto dhe informacione.

*Nuk ka nevojë për laptop ose dije teknike.

** Bravo @SoniaB për vizualin :hugs:

4 Likes