Edit-a-thon: Preserving Tirana + Digital Commons

Këtë të premte në 18.00 na bashkohen në hackerspace Wikimedia Community User Group Albania dhe anëtarë të projektit Preserving Tirana, platforma open source që ka si qëllim dokumentimin e ndërtesave më me vlerë arkitektonike, historike dhe urbanistike të Tiranës. Do mësojmë se si të përmirësojme informacion rreth godinave dhe qytetit në SQ Wikipedia, Wikimedia Commons dhe Wikidata. Ky është takimi i parë nga pesë në total që do zhvillohen dhe nuk ka nevojë të marrësh laptop me vete apo të kesh dije paraprake teknike.
Për adresën e Open Labs hackerspace vizito: Adresa e hackerspace - Open Labs Hackerspace

Je i ftuar!

3 Likes

Shumë faleminderit për pjesëmarrjen. Datat e aktiviteteve të ardhshme u do përmirësojmë të dhënat rreth ndërtesave të ‘harruara’ të Tiranës janë si më poshtë:

  • 15.10.2021 @ 18:00 me fokus: Wikimedia Commons
  • 30.10.2021 @ 10:30 me fokus: Introduction to Wikidata
  • 06.11.2021 @ 10:30 Introduction to Wikidata (part 2)
  • 10.11.2021 @ 18:00 Linking Wikipedia, Wikidata and Wikimedia Commons

Kujtojmë respektimin e rregullave qv zbatohen në bazë të pandemisë COVID-19, kështu që mos harro të marrësh maskën me vete.
Të mirëpresim për #hackerspaceLife

R.S

1 Like

Takimi i tretë i grupit që merr pjesë në edit-a-thon bëhet këtë të premte 220.10.2021 në 18.00 @ Open Labs hackerspace. Nuk ka nevojë të kesh ndjekur aktiivtetet e kaluara për të marrë pjesë. Gjithashtu, në qoftë se nuk ke laptop na informo që të sigurojmë një për ty. Të presim #hackerspaceLife.

R.S

1 Like