Dua të instaloj një forum diskutimesh

Një miku im ka një group në FB ku diskuton ushtrime matematike dhe zgjidhjet e tyre. Mirëpo nuk është i kënaqur nga FB për arsyen e thjeshtë se aty postimet i merr lumi (stream pra). Një gjë që e ke postuar sot nuk e gjen dot më pas një muaji (ose me shumë vështirësi). Atij i duhet një diskutim pak më i strukturuar, dhe unë i sugjerova që ti instaloj ndonjë forum, p.sh. https://www.discourse.org/ ose https://www.talkyard.io/ (keni ndonjë sugjerim?)

Në fakt, që tia vlejë barra qeranë, kam ndërmend që këtë forum ta përdor edhe për grupe të tjera diskutimi që kanë dëshirë të zhvendosen nga platforma të tjera, duke krijuar një kategori për çdo group.

99% të gjërave mund ti bëj vetë pa problem, por me graphic design nuk kam qenë asnjëherë mirë. A ka dëshirë ndonjëri të më ndihmojë me ndonjë logo të thjeshtë dhe personalizime të tjera grafike (ngjyrat, pamja, etj.)? Po të keni dëshirë të ndihmoni edhe për gjëra të tjera padyshim që jeni të mirëpritur, por siç e thashë atyre mund tua dalë edhe vetë.

Meqënëse grupi që përmenda është non-profit (siç mund të jenë edhe grupe të tjera që mund ta përdorin në të ardhmen), nuk kam ndëmend që tu kërkoj pagesë për shërbimin e ofruar. Kështu që edhe nëse dikush më ndihmon për diçka nuk duhet të presë pagesë prej meje, bëhet fjalë për ndihmë vullnetare.

1 Like

Përgëzime për iniciativën @dashohoxha!

Mund të specifikosh se çfarë punësh duhen bërë konkretisht në lidhje me dizajnin përveç logos, të lutem?

Faleminderit,
Kristi

1 Like

Nuk jam shumë i sigurtë se nuk jam ekspert për këto punë. Por po të shikosh forume të ndryshme të bazuara në Discourse do vëresh që kanë pamje të ndryshme. Psh krahaso këtë forum me https://try.discourse.org/. Nuk e di a je marrë ndonjëherë me Discourse, por jam i sigurt se këto modifikime bëhen shumë kollaj nga ndërfaqja e administrimit. Ndoshta janë themes të ndryshme, ose ndoshta ndryshime të thjeshta ngjyrash, ose të dyja bashkë.

Si mund të të kontaktoj që të diskutojmë më shumë detaje?
Mua mund të më shkruash edhe te dashohoxha@gmail.com

Unë jam dizajner dhe mund të të ndihmoj minimalisht për logon dhe elemente të brandit. Unë nuk jam marë ndonjë herë me mirëmbajtje forumi, por mund të shoh se çfarë duhet bërë më shumë.

1 Like

Të falenderoj Kristi. Çdo lloj ndihme, sa të kesh mundësi, është e mirëpritur.
Më jep ndonjë email ose mënyrë tjetër kontakti. Sapo ta instaloj forumin do të njoftoj, që ta shikojmë së bashku se çfarë mund të bëhet.

Kristi, më lër një takim që të flasim më hollësisht.