Dokumentari "A Good American" në hackerspace


(Nafie Shehu) #1

William (Bill) Binney dhe Kirk Wibes, janë dy whistleblowers të National Security Agency (NSA) të cilët punuan për këtë agjensi për dekada. Bill, një matematikan, punoi për NSA për gati 40 vite, ku ai dhe analisti Wiebe, i cili punoi për këtë agjenci për më shumë se 30 vite, zhvilluan një sistem revolucionar të përpunimit të informacionit të quajtur ThinThread për të cilin besohet se mund të kishte zbuluar dhe parandaluar sulmet terroriste te 9/11. Zyrtarët e NSA e injoruan ThinThread në favor të sistemit Trailblazer - një program shumë më i kushtueshëm i cili më pas do të rezultonte një dështim dhe që i kushtoi taksapaguesëve biliona dollar.

Kjo është vetëm një pjesë e historisë magjepsëse së Bill dhe Kirk, e cila është përshkruar e plotë në dokumentarin “A Good American”, i cili zbulon detaje mbreslënëse për rolin që luajti NSA gjatë sulmeve të Shtatorit në Amerikë.

Ditën e mërkur, dt. 16.05.2018 ora 19:00, ju ftojmë të na bashkoheni në Hackerspace dhe ta shohim dokumentarin së bashku në ambientet e open labs.

Historia e Bill dhe Kirk, do të mbulohet edhe nga Arjen Kamphuis, ekspert i sigurisë së informacionit, gjatë prezantimit të tij në OSCAL, të cilit mund ti drejtoni edhe pyetje që mund të keni më pas.

Një përshkrim nga The Guardian për dokumentarin:

Një përmbledhje dhe trailer mund ta shikoni këtu:

Shihemi të mërkurën :slight_smile: