Diskutim: Program për manaxhim eventesh

A dini ndonjë program falas dhe open source që mund të përdoret për manaxhim eventesh (përveç wiki-t, që mund të shërbejë për çdo gjë)?
A është i përshtatshëm pretalx për këtë punë?

Nja dy programe që gjeta unë:

Dhe një artikull pak si i vjetër: https://www.goodfirms.co/blog/top-9-free-and-open-source-event-management-software

Hi Dashamir,

Persa i perket pretalx ka disa gjera qe mund te behen nepermjet saj si platforme, qellimi kryesor eshte menaxhimi i CFP-ve per konferenca, sidomos ato qe kane shume aplikime.
Secili speaker ka nje llogari ne platforme nepermjet te ciles mund te kontrolloje statusin e aplikimeve, te editoje te dhenat personale dhe te shikoje vendosjen ne axhende.
Mund te shtosh pa limit perdorues te platformes, si pjese e team, ose perdorues qe kane akses vetem per te bere review. Pra sistemi ka dhe mundesine e reviews, si dhe ranking nepermet tyre.

Secila prej aplikimeve mund te kete status accepted, submitted dhe not accepted, withdrawn etj.

Nepermjet nderfaqes mund te organizohet dhe axhenda, e cila mund te behet publike per tu aksesuar nga te gjithe.
Gjithashtu dhe dergimi i emails pranimit apo refuzimit mund te behet nepermet platformes.

shiko dhe kete linkun per me teper. Se di sa prej tyre jane open source por ka disa.

Sidorela, faleminderit për sqarimet.

Unë po mendoja se ndoshta pretalx lejon edhe pjesëmarrësit që të rregjistrohen në një prezantim të caktuar, dhe ndoshta u dërgon edhe ndonjë reminder.
Nëse do ishte kështu, atere një event i caktuar (p.sh. një webinar) mund të modelohet si një prezantim, duke u lejuar pjesëmarrësve që të rregjistrohen.

A ka plugins pretalx? Nëse po, ndoshta ndonjë plugin mund ta ofroj edhe këtë gjë.

Arjan, faleminderit për linkun.
Në fakt ajo që po kërkoj unë është diçka më e thjeshtë: Një mënyrë për të publikuar detajet e eventit, rregjistrimi i personave të interesuar (si tip RSVP), dhe kujtesa me email para eventit (reminder). Pak a shumë si eventbrite, por mundësisht self-hosted. Në fakt edhe Facebook Events apo Google Calendar e bën këtë punë, por do preferoja ndonjë zgjidhje pak më neutrale.

Jo mesa di, ska regjistrim per pjesemarresit. Ka mundesi per krijime plugin-esh por besoj eshte shume pune.

Ndersa bazuar ne pershkrimin attendize besoj se e ben punen. Sepse aty krijon eventet si dhe njerzit mund te regjistrohen. Gjithashtu mund ka integrim me email per te derguar kujtesa para eventit.

1 Like

Si ju duket https://www.talque.com/ për manaxhim eventesh? Nuk është self-hosting por të paktën është e bazuar në Gjermani dhe pretendon se i respekton rregullat e EU për mbrojtjen e të dhënave.

Nuk është FLOSS me sa kuptoj. Apo?

R.S

Nuk e di. Për videochat përdor Jitsi. Bën vaki që të gjitha komponentet e tij të jenë open source, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që nuk mund ta instalosh në serverin tënd. D.m.th të dhënat e tua duhet të ruhen në serverin e dikujt tjetër, dhe varet se a ke besim te ky dikushi.
Por përderisa ne po përdorim Facebook, Instagram, Google, etj. personalisht nuk shikoj se pse nuk duhet ti besojmë këtij tjetrit. Prandaj e përmenda që janë në Gjermani dhe zbatojnë ligjet e EU për mbrojtjen e të dhënave.