Cryptoparty Tirana 2022

Organizuar në kuadër të Manifesto Hijacking, CryptoParty do të mbledhë një grup haktivistësh, artistësh dhe qytetarësh te shqetësuar rreth abuzimeve të vazhdueshme që ndodhin së fundmi me të dhënat tona, për të mësuar se si të mbrojmë veten dhe të tjerët në epokën e përgjimeve masive. Prezantime, punëtori dhe të punë kërkimore deri vonë në darkë.

Përse CryptoParty Tirana 2022?

Në fund të vitit 2021, qytetarët shqiptarë përjetuan një rrjedhje të gjerë të informacionit privat, në formën e një baze të dhënash që mblidhte numrat e identitetit të qytetarëve (nga kartat e tyre të identitetit të lëshuara nga institucione të financuara nga taksapaguesit), vendin dhe pozicionin e punësimit si dhe pagat mujore. Një rrjedhje e mëvonshme publikoi gjithashtu markën dhe numrat e targave të qindra mijëra automjeteve të qytetarëve. Këto dy rrjedhje masive të dhënash pasuan një rrjedhje më të hershme, të prillit 2021, e cila publikoi informacione të mbajtura për qytetarët e Tiranës nga partia në pushtet, duke përfshirë përkatësitë e tyre politike, si dhe emrin e personit të ngarkuar për të kontrolluar atë qytetar specifik. Në vazhdën e këtyre rrjedhjeve, nevoja për të mbrojtur privatësinë e qytetarëve është më urgjente se kurrë.

Rreth CryptoParty

CryptoParty është një lëvizje e deçentralizuar me aktivitete të cilat ndodhin në të gjithë botën. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është transferimi i dijeve tek sa më shumë individë për të mbrojtur veten në botën digjitale. Kjo përpjekje globale synon të prezantojë tek publiku i gjerë bazat e kriptografisë në teori dhe praktikë, si komunikimi i enkriptuar, parandalimi i përgjimeve kur navigoni në internet, anonimiteti në rrjetin Tor, kriptografia me çelës publik, enkriptimi i diskut, rrjetet private virtuale(VPN) etj. Projekti konsiston fillimisht në një seri puntorish të hapura dhe pa pagesë për publikun.

Regjistrim per pjesemarrje

Regjistrimi është i rëndësishëm që organizatorët të përgatiten sa më mirë për aktivitetin. Mund të regjistrohesh lehtësisht në Etherpad (kujdes mos vendos të dhëna personale, vetëm nje username)

Axhenda

  • 19.00 (ç)regjistrim
  • 19.15 Nothing2Hide: prezantim i projektit dhe te dhenave te hapura rreth pergjimit masiv ne Shqiperi
  • 19.45 Cryptoparty rregullat e shtepise
  • 20.00 pune praktike per te mbrojtuar te dhenat tona (nuk ka nevoje per dije te avancuara teknike)

Shenim: puna praktike do vazhdoje deri vone.

Informacione të tjera:

Data : 09 Shtator 2022 @ 19.00
Vendi : ZETA Center for Contemporary Art
ByoD: Bring your own Drink (ose ushqim). Do ndihmonte shumë mbulimin e kostove të aktivitetit
Organizatorët: DebatikCenter of Contemporary Art ne kuader te Manifesto Hijacking
Mentore: Boris Budini, Irdi Ismaili, Redon Skikuli, Kristi Cunga

3 Likes

Lokacioni i aktivitetit OpenStreetMap


View Larger Map

Hyrja e Zeta Center for Contemporary eshte ngjitur me lc Waikiki

R.S

1 Like

Kujtesë për CryptoParty Tirana 2022

:round_pushpin: Ku?

Galeria ZETA (hyrja ngjitur me LC Waikiki, kati II)
[vendndodhja me OpenStreetMaps]

:clock7: Kur?

Ora 19:00

:information_source: Çfarë duhet të kemi parasysh?

  • Nuk nevojiten dije të avancuara teknike.
  • Nuk nevojitet laptop.
  • Punëtoria do të vazhdojë deri vonë.
  • 🇧‌🇾‌🇴‌🇧‌ Në event mund të sillni pije (ose ushqim).

Shihemi sonte! :wink:

1 Like