CryptoParty Tirana 2019

Përshëndetje,

edhe këtë vit vjen në Tiranë CryptoParty për të gjithë ata që duan të mësojnë më tepër se si të mbrohen në internet, të mesojnë si fuksionojnë emails të enkriptuar, rrjeti Tor, etj. Këtë vit CryptoParty do të mbahet më datë 11 nëntor. Pjesëmarrja është falas për të gjithë, por nevojitet një regjistrim paraprak me një biletë falas. Axhenda do publikohet së shpejti!

Çfarë është CryptoParty?
CryptoParty është një lëvizje e decentralizuar me aktivitete të cilat ndodhin vazhdimisht në të gjithë botën. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është transferimi i dijeve tek sa më shumë individë për të mbrojtur veten në botën digjitale. Kjo përpjekje globale synon të prezantojë tek publiku i gjerë bazat e kriptografisë në teori dhe praktikë, si komunikimi i enkriptuar, parandalimi i përgjimeve kur navogoni në internet, anonimiteti në rrjetin Tor, kriptografia me çelës publik, enkriptimi i diskut, rrjetet private virtuale (VPN) etj. Projekti konsiston fillimisht në një seri workshopesh të hapura dhe falas për publikun.

Important links

Më tepër info së shpejti :grin:
Mariana

3 Likes

Pëshëndetje dhe nga unë. Doja të informoja që në rast se je i interesuar që të jesh mentor je më se i mirëpritur, mjafto nqë të shkruash këtu në këtë thread për të shprehur interesin tënd duke theksuar dhe për tematikën me të cilën je i interesuar që të mentorosh. Më poshtë tematikat kryesore në të cilat do fokusohemi:

  • Degooglify (si të evitojmë shërbimet e kompanive si Google)
  • Self hosting (të host-ojmë të dhënat tona në serverat tona dhe jo të kompanive të mëdha)
  • Email encryption & File encryption
  • Private Internet Browsing me VPN, TOR & Tails
  • Free your Android (https://fsfe.org/campaigns/android/liberate.en.html)
  • Secure passwords
  • propozo një temë tjetër

R.S

2 Likes

Nuk e kam shumë të qartë formatin e aktivitetit dhe çfarë kuptohet me “mentorim”.
Por mund të udhëheq këto punëtori (workshop-e):

  1. Using a simple command-line password manager (20-25 min)
    https://gitlab.com/dashohoxha/pw
  2. Self-hosting with docker-scripts (~1h)
    https://gitlab.com/docker-scripts

Si normalisht nevojitet laptop dhe internet.

1 Like

Do doja te merrja pjese dhe une si mentor me tematikat

Degooglify
Free you Android
Secure passwords

2 Likes

Nuk besoj se do jem prezent nesër, por gjithsesi njëri nga sesionet hands-on (nëse është me interes) është këtu: https://katacoda.com/dashohoxha/scenarios/pw

Pershendetje @dashohoxha dhe @anxhelo . Kerkoj ndjese per vonesen. Tematikat tuaja jane me shume shume interes dhe do ishte fantastike te ju kemi neser. Do ju kerkoja vetem qe te shpjegoni secilen teme me 2-3 fjali qe te dine pjesemarresit epr cfare behet fjale si dhe te specifikoni nivelin e dijes qe kerkohet nga pjesemarresit ne puntorite tuaja. Nderkohe vijojne me teper info per aktivitetin neser pas pak.

R.S