Code Week 2017 @ Burrel


(Redon Skikuli) #1

Përshëndetje, doja të informoja që të hënën, të martën dhe të mërkurën Mariana, Anisa dhe unë ishim në Burrel në kuadër të Code Week ku me nxënës të moshave 14 - 15 vjec nga shkolla të ndryshme organizuam punëtori me fokus:

  • OpenStreetMap;
  • Wikipedia.

Të rinjtë mësuan për rëndësinë e platformave në fjalë, krijuan llogaritë e tyre dhe bënë kontributet e tyre të para rreth qytetit të tyre. Ishte një angazhim shumë frymëzues dhe personalisht mendoj që aktiivtete të tilla në qytete larg kryeqytetit dhe qendrave të mëdha urbani kanë impakt shumë pozitiv për promovimin e vlerave të kulturës FLOSS si dhe për vetë zhvillimin e të rinjve. Janë aktivitete të tilla që personalisht më rikujtojnë përse bëj këtë që bëj - gjë që me rutinën e harroj herë pas here.

@anisakuci do ndajë në vijim blog post si dhe foto.

R.S


(Redon Skikuli) #2

Foto nga dita e parë janë publikuar tashmë: https://commons.wikimedia.org/wiki/Category:Wikimedia_Community_User_Group_Albania

Personalisht mendoj që duhen sa më shumë aktivitete të tilla në zona larg qendrave të zhvilluara urbane. Të rinjtë atje janë më të interesuar, stafi akademik më pozitiv dhe më të hapur rreth aktiviteteve dhe në tërësi impakti i punës tonë më i madh.

R.S


(Elio Qoshi) #3

Faleminderit @rskikuli. Mund te shohim dhe nje raport financiar me te detajuar te buxhetit te perdorur.
Gjithashtu nuk shoh ende blog post dhe raport te eventit. @anisakuci ku ndodhet?


(Redon Skikuli) #4

Blog post e bëra unë. Për raportin financiar presim nga Anisa.

R. S


(Redon Skikuli) #5

ping @anisakuci per kete.

R.S