CityZen meet up - July 2018


(Mariana Balla) #1

Hi all,

Me anë të këtij postimi doja të propozoja meet up e këtij muaji. Propozoj të bëjmë një përmbledhje të gjërave që kemi bërë deri më tani. Tashmë është lançuar edhe versioni më i ri dhe mund të shkarkohet direkt nga F-droid!

Në fund të muajit CityZen do prezantohet në State of the Map, konferencën vjetore të kontribuuesve të OpenStreetMap dhe po mendoja të bëjmë një overview të gjërave qe kemi deri tani.

Kush ka dëshirë mund të na bashkohet edhe virtualisht në kanalin IRC #cityzen në Freenode. Kanali është i lidhur direkt edhe me bisedën në grup në Telegram.

Propozoj datën 23 korrik dhe ora 18:00.
Shihemi në hackerspace :smile:

Mariana


(Sidorela Uku) #2

+1 nga unë, do jem e pranishme :slightly_smiling_face:


(Nafie Shehu) #3

Hey :slight_smile:

Edhe une do jem e pranishme.

Faleminderit,
Nafie


(Redon Skikuli) #4

Faleminderit Mariana për organizimin dhe Boris per IRC-në. Konfirmoj prezencën.

R.S