CityZen app - meetup janar 2018

CityZen, aplikacioni Android që bën të mundur gjetjen e pikave të interesit (POIs) nëpër qytet, ka disa muaj tashmë që është lançuar. Ditën e mërkurë më datë 31 janar doja ë propozoja të zhvillonim takimin e rradhës në Open Labs në lidhje me këtë projekt.

Një fokus i veçant në këtë takim do i jepet faktit që CityZen do të jetë prezent në FOSDEM. Në një ndër konferencave më të mëdha rreth teknologjive me kod-burim të hapur, @rskikuli do të mbaj një prezantim tek Geospatial devroom rreth rëndësisë së privatësisë tonë përsa i përket platformave që përdorim në navigim.

1 Like