CityZen app - meetup i tetorit

Në vijim të prezantimit ‘virtual’ të aplikacionit CityZen dhe të anoncimit në forumin e anëtarëve do doja t’ju ftoja në prezantimin ‘zyrtar’ të aplikacionit ditën e mërkurë në datën 18 tetor @ 18.00 në hackerspace.
Ideja është që të prezantohet aplikacioni si dhe të punojmë për ta përmirësuar bashkarisht duke u përfshirë në fusha si design, kodim dhe lokalizim.
Kujtoj që CityZen është publikuar nën licensën Mozilla Public license dhe kodi ësthë në Github. Website mund të gjendet këtu: http://cityzenapp.co/ ndërsa faqja në wiki e aktivitetit është këtu: https://wiki.openlabs.cc/faqja/CityZen_app_-_meetup_i_tetorit

Shihemi në hackerspace :slight_smile:

R.S

2 Likes