Censura e informacionit në rrjet

Përshëndetje,

Uroj të jeni duke më së miri këto pushime :parasol_on_ground:

Po shkruaj në forum pasi më bëri përsthypje të veçantë një artikull që lexova te Exit.al. Sikurse e postova edhe në Twitter, artikulli bën fjalë për ndalimin e postimeve të klipeve të ndryshme nga televizionet që një kompani e quajtur Acromax mund të bëjë në llogaritë private të përdoruesve të mediave sociale, duke aluduar më tej se kjo kompani censuron për llogari të pushtetit vendor dhe qëndror në vend.

Në artikull shkruhet:

Acromax pretendon se ka të drejtën të heqë çdo video që përdor çfarëdo materiali nga këto kanale, sado i gjatë të jetë dhe pavarësisht se si është transmetuar prej tyre. Kjo do të thotë se çdo deklaratë publike e bërë ndonjëherë në një televizion që ka kontratë me Acromax, qoftë edhe për pak sekonda, nuk mund të përdoret nga askush nëse nuk dëshiron Acromax.

Me kërkesë të Acromax, Facebook dhe Youtube heqin çdo postim që përmban materiale të tilla, dhe sipas politikës së Facebook, faqet apo profilet që kanë shkelur disa herë të drejtat e Acromax mbyllen përfundimisht. Madje Acromax ka arritur që të bllokojë, për “shkelje të të drejtave të pronësisë”, faqe dhe profile në Facebook apo Youtube, të cilat kanë postuar materiale në të shkuarën, para se Acromax të kishte marrëveshje me transmetuesit përkatës.

Duke qenë se haktivistë të Open Labs-it kanë përvojë dhe njohuri në çështjet e internetit të lirë për publiku, si edhe në çështjet e licensave, desha të shtroj pyetjen a është e mundur juridikisht dhe teknikisht që një kompani private të censurojë çfarë postohet në llogaritë personale në mediat sociale? :thinking:

1 Like

FYI kjo sapo ndodhi me faqen e Organizatës Politike!

1 Like

Do te te shkruaj dhe une ne detaje Kristi por sapo te lirohem nga disa angazhime ne pune.

R.S