Bllokimi i faqeve te basteve online në Shqipëri - Matje me OONI Probe


(Elio Qoshi) #1

Hej,

Siç mund ta keni dëgjuar, së bashku me ndalimin e llotove në Shqipëri, jane bllokuar në nivel ISP dhe një numër i konsiderueshëm faqe bastesh dhe lojra fati në Shqipëri:
http://www.panorama.com.al/bastet-urdhri-i-akep-ja-kompanite-e-faqeve-online-qe-do-bllokohen/

Në fund te artikullit jepen dhe 3 lista me URL të ndryshme të lojrave te fatit që i janë dorëzuar AKEP-it.
Lista është e punuar jo shumë mire dhe mora pak kohë dhe i hodha në një spreadsheet dhe i pastrova:

List of Blocked Gambling Websites in Albania January 2019.zip (6.9 KB)

Duke parë që kjo gjë nuk ndodh çdo ditë, do ftoja këdo që ka pak kohë (dhe nuk ndjehet parehat) të bëj testime me aplikacionin OONI Probe për të koleksionuar sa më shumë të dhëna të hapura për këto bllokime.

Më shume detaje te postimi (në anglisht) që postova para pak: OONI Probe 2.0 Launch (also F-Droid)

Këtu një link OONI Run me faqet me domain TLD .al që janë bllokuar:

Expand Link

https://run.ooni.io/nettest?tn=web_connectivity&ta={"urls"%3A["http%3A%2F%2Flottoalbania.com"%2C"http%3A%2F%2Fonlinecasinoreports.al"%2C"http%3A%2F%2Feurolive.al%2F"%2C"http%3A%2F%2Flottosport.com.al"%2C"http%3A%2F%2Feurolloto.al"%2C"http%3A%2F%2Fsport.albeu.com"%2C"http%3A%2F%2Feurolive.al"%2C"http%3A%2F%2Flottomania.al"%2C"http%3A%2F%2Fprosport.al"%2C"http%3A%2F%2Fbet2day.al"%2C"http%3A%2F%2Fbettingexpert.al"]}&mv=1.2.0

Me hapjen e Linkut, nëse keni të instaluar OONI Probe, pikërisht bën testimin automatik te faqeve në fjalë.

Rezultatet e të dhënave hidhen në https://explorer.ooni.torproject.org, 24 orë pasi janë bërë matjet, në një Open Data license.