Twitter, platforma e microblogging që prej vitesh njihet për influencë disproporcionale në debatin politik global, po kalon një periudhë krize që kur u ble nga Elon Musk. Shumë përdorues kane migruar në Mastodon, rrjetin alternativ që perflitet si një zëvendësues potencial.
Çfarë po ndodh me Twitter-in? Kush është John Mastodon? Çfarë të veçante ka kjo platformë?
Na u bashkoni në meetup-in e radhës ku do diskutojmë rreth Twitter-it, Mastodonit, dhe të ardhmes së rrjeteve sociale.
Faleminderit per organizimin @GrigorM@kristicunga ! Shume interesant! Meqenese u preken shume tematika me fokus fediverse do propozoja qe te vazhdojme me nje meetup rreth Peertube nga fundi i marsit ne qofte se jeni dhe ju dakord.