Miq, sot (e enjte) në 18.00 anetarë të Open Labs do jemi tek Social Fab-Lab Tirana me pjesëmarrjen e inxhinierit Lucio Colizzi që vjen nga Italia për të ndare dijet e tij me ne rreth Arduino.
Arduino është mikrokontroller open source që na ndihmon që të ndërtojmë lehtësisht projekte si për shëmbull kontrolluesit e dritës, kontrolluesit e shpejtësisë motorike, sensorët e dritës, kontrollet automatike të temperaturës dhe lagështisë dhe shumë projekte të tjera që përdorin sensorë, aktivizues dhe komunikim me të tjera pajisje. Ajo është e kombinuar me një mjedis të thjeshtë zhvillimi të integruar për programimin e mikrokontrolluesit.
Hyrja e lire
Lokacioni i Social Fab-Lab Tirana: https://osm.org/go/xexSYn60i?m=
Post ne FB: https://www.facebook.com/465792323922198/posts/698543260647102/
R.S