Aplikacion Frontend

Kam nevojë për ndihmë për të rindërtuar aplikacionin http://fjalori.fs.al/ me një framework më të kohës (aplikacioni ekzistues është i ndërtuar me jQuery Mobile, që është pak si i vjetër dhe nuk përdoret më).

Kodi i aplikacioni ndodhet te: fs.al / fjalori · GitLab
Shiko edhe: doc/modules.txt · master · fs.al / fjalori · GitLab

Jam i gatshëm që ta shqyrtojmë kodin ekzistues bashkarisht, në mënyrë që të krijoni një ide më të qartë rreth punës që duhet bërë, dhe më pas të bëni një propozim lidhur me teknologjinë që keni ndërmend të përdorni, kohën që mund tju nevojitet për ta kryer, si dhe çmimin.