Anëtarësimi në grupin DWG në Fondacionin OpenStreetMap

Përshëndetje të gjithëve,
Duke nisur nga sot jam pjesë e Data Working Group(DWG) një nga grupet e punës të fondacionit OpenStreetMap. Kjo konsiston në punë vullnetare kryesisht:

  • Zgjidhje të problemeve në lidhje me copyright, shpërndarjen, vandalizimi, bots me më tepër akses se anëtarët e e tjerë të komunitetit.
  • të ndihmosh në zgjidhjen e politikave në të dhënat (policy of data).
  • detektim dhe parandalim i vandalizmave dhe importeve të cilat nuk ndjekin udhëzimet.
    Kushdo që ka dëshirë të jetë pjesë e një prej grupeve të punës së OpenStreetMap mund të dërgojë një email tek personat e tjerë anëtarë dhe më pas konsiderohet kërkesa, por ashtu si përmenda më lart është punë vullnetare.
    Një listë me grupet e punës gjendet këtu..

Faleminderit,
Sidorela

6 Likes

Bravo @Sidorela, lajm i mirë jo vetëm në nivel individual por mendoj dhe për komunitetin tonë që mendoj tani do dëgjohet akoma më tepër. Të lutem na mbaj të informuar rreth zhvillimeve të mëtejshme që kanë lidhje me këtë. Suksese!


R.S

2 Likes

Urime @Sidorela ! :tada:
Është gjithmonë bukur kur anëtarë lokalë nga projektet që zhvillohen në vendin tonë, bëhen pjesë grupimeve më të medha!

Mariana

3 Likes