Aktivitet për redaktimin e Wikipedia-s

Përshëndetje të gjithëve!

Siç bisedova dje me disa prej jush, kam propozuar organizimin e një aktiviteti për redaktimin (pastrimin) e faqeve të Wikipedia-s në gjuhën shqipe. Ky aktivitet mund të konceptohet edhe si ndonjë zgjatim i ndonjë aktiviteti tjetër që ju e organizoni pediodikisht. Qëllimi është korrigjimi drejtshkrimor i teksteve të faqeve, që sot për sot janë të shkruara (një pjesë e madhe) me një gjuhë tejet problematike. Ky redaktim mund të kryhet shpejt dhe saktë duke përdorur programin e mëposhtëm:

të zhvilluar prej meje rreth 2 vite më parë. Programi përdoret shumë lehtë edhe prej anëtarëve pa njohuri teknike, duke ndjekur udhëzimet që jepen te adresa më sipër. Me anë të këtij programi dhe me një kapacitet njerëzor 10 orë-njeri (p.sh., 10 pjesëmarrës të redaktojnë për 1 orë, ose 15 pjesëmarrës të redaktojnë për 40 minuta), mendoj se mund të redaktohen afërsisht 300 faqe për çdo organizim të aktivitetit.

2 Likes