Ada Lovelace Day (ADL) 2021

Dita e Ada Lovelace (ALD) është një festë ndërkombëtare e arritjeve të grave në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM). Ky aktivitet synon të rrisë profilin e grave në STEM që të krijojë modele të reja që do të inkurajojnë më shumë vajza në karrierën STEM dhe do të mbështesin gratë që tashmë punojnë në STEM. Themeluar në 2009 nga Suw Charman-Anderson, aktiviteti organizohet çdo vit të martën e dytë të tetorit. Pasi festuam ALD disa vjet më parë (#ALD20 - Ada Lovelace Day Edit-a-Thon 13 Tetor 2020, Ada Lovelace Day 2019 dhe vite me pare) , për këtë edicion bashkohemi me SCIdev dhe Network of Albanian Women in STEM për të festuar arritjet e grave STEMiste shqiptare duke përmirësuar artikujt në SQ Wikipedia.

Kur: sot 12.10.2021 @ 19.00 (orari final)
Ku: Open Labs hackerspace dhe online (https://meet.jit.si/ALD2021Albania)
Link: Ada Lovelace Day 2021 - Open Labs Hackerspace
SCI DEV ne Twitter: https://twitter.com/SCiDEV_Center/status/1446791945876037636
Shënim: mos harro maskën si dhe masat e tjera kundër COVID social gjatë aktivitetit.

R.S

1 Like

Faleminderit për pjesëmarrjen sot dhe për angazhimin në përditësimin e artikujve në Wikipedia shqip të vajzave në STEM. Foto nga aktiviteti së shpejti. Shihemi në aktivitetet e rradhës Aktivitete - Open Labs Hackerspace

R.S