Po shkruaj një libër me problema programimi, të zgjidhura në Python:
Por kam nevojë për ndihmë për gjetjen dhe korrigjimin e gabimeve të shkrimit.
Nëse dikush ka dëshirë dhe kohë ta bëjë do tia dija për nder.
Çfarë liçense më sugjeroni për këtë libër?
Kam përdorur një liçense CC të çfarëdoshme që e gjeta në internet, por më duket se liçensat CC kanë variante të ndryshme dhe nuk e di cila do ishte më e përshtatshme për këtë rast.
Hej Dashamir,
Licensa CC BY është ajo e cila ka më pak kufizime, dmth që çdokush mund ta përdorë, të rikrijojë,shpërndajë për qëllime komerciale ose jo punën tënde duke të dhënë kreditet e autorit orgjinal.
Unë do propozoja një license CC BY-SA 4.0, (Attribution ShareAlike), në këtë mënyrë çdokush që e ndan apo rimikson punën e bërë, do e ndajë nën të njëjtat terma përdorimi.
Ose nëse do të jetë në public domain (no rights reserved) mund të vendosësh CC0.
A është në rregull kjo: http://dashohoxha.gitlab.io/101-problema-programimi/LICENSE.html ?
Nuk e di se ku e paskam gjetur që qënka versioni 3.0. Ndoshta duhet ta bëj versioni 4.0, meqë versionet e fundit janë gjithmonë më të mira. Apo nuk është e thënë?